Invest
English   Shqip
 
 

Vlerat

 

1. NJOHURIA

Ne jemi të përkushtuar që të fuqizojmë klientët tanë duke ofruar njohurinë më të avancuar dhe bashkëkohore në aspektin e trajnimeve dhe të konsulencës afariste.

2. CILËSIA
Ne ofrojmë shërbime cilësore si dhe kujdes të veçantë për klientët tanë. Përkushtimi ynë në ofrimin e Trajnimeve si dhe Konsulencës në nivelin më të përsosur dëshmohet përmes arritjeve të ekipit tanë të dalluar, akreditimeve të rëndësishme, partneriteteve,dhe ofrimit të shërbimeve cilësore të cilat mund të aplikohen në tregjet dinamike. Ne po ashtu jemi të përkushtuar në shqyrtimin tonë të komenteve ‘‘feedback” nga klientët tanë dhe ne vazhdimisht synojmë që të arrijmë standarde më të larta të përsosmërisë.

3. INOVACIONI
Ne jemi të përkushtuar që të jemi inovativ dhe kreativ në të gjitha angazhimet tona. Shërbimet tona inkurajojnë klientët që të mendojnë në një mënyrë unike, në zbulimin e oportuniteteve të reja, dhe që të kenë ide si dhe strategji bashkëkohore të avancuara drejt të ardhmes. Gjatë ofrimit të solucioneve unike për klientët tanë, ne i shikojmë problemet e juaja nga perspektiva të shumta për tu siguruar se solucionet tona janë dinamike, me ndikim të fuqishëm pozitiv dhe të përshtatshme për kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë. Përkushtimi ynë që të inkurajojmë një kulturë të kreativitetit dhe të inovacionit ka mundësuar që të avancojmë individët si dhe organizatat në nivele të larta të suksesit.

4. PUNA EKIPORE

Ne jemi të përkushtuar që të zgjerojmë njohurinë dhe zhvillimin, duke përfshirë individët nga sektorë të ndryshëm dhe pikëpamje të diversifikuara. INVEST ka një bazë të diversifikuar të klientëve dhe ne gjithnjë marrim në konsideratë pikëpamjet e informuara nga klientët dhe partnerët tanë. Ndërtimi i një ekipi premier të këshilltarëve është njëra ndër vlerat tona kryesore në ofrimin e shërbimeve më të mira për klientët tanë.

 

Tregjet Kapitale
Menaxhimi i Investimeve
Banka dhe Financa
Manaxhment dhe Lidership
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Projekteve
Marketingu dhe Shërbimi i Klientëve
Komun. dhe Aftësite Ndërpersonale
Aftësitë e Komunikimit me Publikun
Administrim dhe Organizim
Trajnimi i Trajnerëve
Kontabilitet dhe Financa
Kontroll për Blerje dhe Inventar


Regjistrohuni për të marrë informata

 

 

 
Tel: 038-721-729
Email: info@investi-usa.com